Fifa do ndryshojë rregulloren, do hiqet “barazimi”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Propozimi më i fundit nga  FIFA-s është një revolucion më vete për botën e futbollit. Institucioni më i lartë i futbollit po mendon të heqë barazimin për kampionatet e ardhshëm botërorë.

Kjo do të ndodhë për të vetmen arsye, që të mund të evitohet kombinacionet e rezultateve të disa skuadrave në dëm të kundërshtarëve.

Ideja është që nëse sfidat e grupeve në fazën finale të një Botërori përfundojnë në barazim, atëherë skuadrat t’i drejtohen gjuajtjeve të 11-metërshave.

Kjo ide pritet të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s që do të mbahet në 9 dhe 10 janar dhe ku do të flitet edhe për rritjen e numrit të pjesëmarrësve në Botëror në 40 apo 48 skuadra.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.