FIFA e vendos, Besart Berisha i Kosovës

0
SHPËRNDAJE

Një tjetër futbollist, që ka luajtur me fanellën kuqezi, i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Më së fundmi, FIFA i ka dhënë leje Besart Berishës, që të luajë me skuadrën e Albert Bunjakit.

Përmbylljen e procedurës përkatëse në Qeverinë Botërore të Futbollit e ka konfirmuar menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ky i fundit ka njoftuar të dje se leja e FIFA, që Berisha të përfaqësojë Kosovën, ka ardhur tashmë në zyrat e FFK.

Sidoqoftë, sulmuesi i ekipit australian, Melbourne Victory, nuk pritet të luajë në ndeshjen ndaj Turqisë, me 12 nëntor, në Antalia, për shkak të angazhimeve që ka në klubin e tij. Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Bunjaki për ndeshjen ndaj Islandës, e cila do të luhet më 24 mars të vitit të ardhshëm. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.