FIFA jep dritën jeshile për dy futbollistë kosovarë

0
SHPËRNDAJE

kosova

Kosova merr dritën jeshile për aktivizimin e dy lojtarëve të tjerë në radhët e saj për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2018. Bëhet fjalë për mesfushorin 30-vjeçar, Enis Alushi i cil në të shkuarën ka veshur fanellën e Kombëtares Gjermane të 20-vjeçarëve dhe për sulmuesin 32-vjeçar, Albert Bunjaku, i cili numëron 6 ndeshje zyrtare me Kombëtaren e Zvicrës në vitet 2009-2010.

Bunjaku i lindur në Gjilan por me pasaportë zvicerane, e ka veshur fanellën e Kosovës edhe në 4 ndeshje paraardhëse por jo zyrtare, prandaj Federatës së Futbollit të Kosovës i nevojitej leja e FIFA-s për aktivizimin e tij.

Sulmuesi që aktualisht aktivizohet në radhët e St. Gallen do t’i bashkohet ekipit përfaqësues të Kosovës për ndeshjen e parë eliminatore kundër Finlandës, ashtu si edhe Alushi. Mesfushori i lindur në Mitrovicë e ka nisur karrierën te skuadra e TV Oberhundem, ndërsa gjatë këtij sezoni mban të veshur fanellën e FC Nurnberg. Ashtu si Bunjaku ai është aktivizuar në miqësoret e Kosovës, ndërsa në të shkuarën ka luajtur 15 ndeshje me ekipet zinxhir të Gjermanisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.