FIFA vendos: Katar 2022 zhvillohet në dimër!

0
SHPËRNDAJE

Kupa e Botës 2022 do të ndërrojë stinë. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ditën e sotme ka vendosur dhe aprovuar faktin që ky Botëror të zhvillohet në Katar duke filluar nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor. Kur u propozua dicka e tillë ka hasur kundërshti të mëdha, por duket se FIFA është e vendosur në programin e saj. Ky institucion pas hetemive të shumta është disi konfuz, për vetë pozicionin e lëkundur të kreut të saj Sep Blater. Këto data janë vërtetë shkatërruese për klubet që do të kenë mungesën e lojtarëve të tyre kryesorë si pasojë e aktivitetit në fjalë me kombëtaret respektive. Debatet do të jenë të shumta.
Qatar_3232623b

S'KA KOMENTE

Comments are closed.