Fili tashmë lojtar i lirë, e konfirmon edhe Partizani

0
SHPËRNDAJE

Partizani/ Realdo Fili nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi kryeqytetas. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp është bërë e ditur ndërprerja e marrëveshjes me bashkëpunim mes palëve, duke mbyllur gjithçka me sulmuesin e talentuar i cili është i lirë të kërkojë një sistemim tjetër në dy ditët e fundit të merkatos.

Sipas klubit kryeqytetas, shkak për largimin ishte mungesa e hapësirave për aktivizimin e rregullt të lojtarit, duke bërë të ditur se meqë tani kishte shumë konkurrencë, do të ishte e vështirë që ai të luante rregullisht ndaj është preferuar prishja e marrëveshjes me të, edhe pse një ditë më parë drejtuesit e klubit kishin bërë të ditur se ai do të mbetej pjesë e Partizanit.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Klubi falënderon lojtarin Realdo Fili për kontributin e dhënë përgjatë dy sezoneve me fanellën e Partizanit. Për t’u veçuar performanca pozitive në kualifikimin historik përballë hungarezëve të Ferencvarosh në sezonin 2016-2017. Sulmuesi 21-vjeçar ka arritur sot marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij me 15 herë kampionët e vendit. Si rezultat i konkurrencës së shtuar, klubi duke marrë në konsideratë hapësirat e kufizuara të aktivizimit, i jep mundësi lojtarit të vijojë karrierën e tij në një tjetër ekip.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU