Filipe Gomes: Kukësi përkthehet finale për ne

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Partizanit, Filipe Gomes, ka analizuar ndeshen e rradhës gjatë një konference për shtyp në ambjentet e klubit të kuq. Sipas tij Partizani në vazhdime  presin edhe 6 finale në luftën për titullin kampion. Edhe Kukësi konsiderohet një e tillë për mesfushorin e kuq.

Filipe Gomes dhe zedhenesi per shyp Olsi Ranxhi gjate konferences.
Filipe Gomes dhe zedhenesi per shyp Olsi Ranxhi gjate konferences.

“Këtë javë na pret një përballje mjaft e vështirë pasi Kukësi ka treguar se nuk gjendet rastësisht në vendin e trëtë të klasifikimit. Eshtë një skuadër, e cila sulmon shumë dhe mbrohet mirë, për më tepër që javët e fundit kanë rregjistruar vetëm rezultate pozitive. Të gjitha ndeshjet e mbetura janë finale për Partizanin, por nëse arrijmë 3 pikët ndaj Kukësit rrisim shanset për fitimin e titullit kampion. Nga 6 tashmë e kemi reduktuar në 2 pikë diferencën me Skëndërbeun dhe besojmë se mund t’ia dalim të. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet tona për vetë faktin që kur të përballemi ndaj Skënderbeut të synojmë të sigurojmë titullin në sfidën e Korçës. Në Shqipëri futbolli ka pësuar rritje dhe rezultatet e ndeshjeve në çdo javë e tregojnë këtë . tek Partizani ndjehem mjaft mirë dhe ë këto 3 muaj të qëndrimit tim këtu kam ndjerë mbështetjen e tifozerisë tonë në çdo ndeshje . Tifozët tanë e adhurojnë dhe jetojnë me skuadrën ndaj duhet të bëjmë më të mirën për ti dhuruar titullin. Për të ardhmen time nuk dua të flas pasi mbetem i fokusuar të realizojmë objektivin që ka klubi, me përfundimin e sezonit do të shohim. Gjithsesi e theksoj se tek Partizani ndjehem mjaft mirë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.