Finalja e Kupës Tirana – Skënderbeu nën masa të rrepta sigurie

0
SHPËRNDAJE

Finalja e Kupës / Plot 222 punonjës policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e finales së Kupës së Shqipërisë mes  Tiranës dhe Skënderbeut që do të luhet nesër në orën 19:00 në Elbasan Arena.

Drejtoria Vendore   e  Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes.

Policia njofton se “duke filluar nga ora 16:00 datë 31.05.2017 nuk do të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit. Nuk do  të  lejohet   lëvizja  dhe parkimi i  mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së  Tapetave”. Nuk do të  lejohet   lëvizja  dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rruges së Tapetave” deri tek  “ Ish Konservimi” Do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cënon rendin publik.”

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisariatet,  Stacionet   vartëse të saj dhe FNSH-ja. Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur me biletë dhe   me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale  (të  çfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në të  kundert  nuk  do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth  Stadiumit,  do   të  jenë  të  mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 31  Maj  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.