Finalja e Kupës / Zyrtarizohet orari dhe stadiumi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Skënderbeu janë kualifikuar në finale të Kupës së Shqipërisë, të cilën do e diskutojnë mes tyre më 31 maj, siç edhe është përcaktuar që në fillim të sezonit.

Ndryshe nga vitet e fundit, finalja do të luhet në Elbasan dhe kjo është zyrtare, ashtu si edhe ora e zhvillimit të finales.

Ndeshja do të luhet prej orës 19:00 dhe korçarët do kërkojnë ta fitojnë Kupën e Shqipërisë për herë të parë, ndërkohë që edhe Tirana kërkon të rikthehet te ky trofe pas pesë vitesh.

Edhe atë vit e fitonte pikërisht kundër Skënderbeut, falë një goli në shtesa të realizuar nga Bekim Balaj.

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË
E mërkurë, më 31 maj, ora 19:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Tirana  – Skënderbeu

S'KA KOMENTE

Comments are closed.