Fiorentina shkatërron Interin dhe i rrëmben kreun (Video)

0
SHPËRNDAJE

Interi regjistroi ndalesën e parë në Serie A pasi u mund 1-4 nga Fiorentina në javën e 6-të të kampionatit. Zikaltërit humbën të gjithë soliditetin difensiv në një ndeshje të vetme pasi deri tani kishin pësuar vetëm 1 gol. Në minutën e 2’ Handanovic humbet një top në zonën e tij dhe Kalinic përfiton duke ja rrëmbyer por Handanovic reagon duke e penguar dhe duke shkaktuar 11-metërsh e cila shndërrohet në gol nga Ilicic. Në minutën e 18’ Ilicic godet nga jashtë zone, Handanovic nuk grushton siç duhet dhe Kalinic e shtyn topin në rrjetën e boshatisur, 0-2 dhe Interi nuk arrin të mbledhë forcat për të reaguar. Kalojnë vetëm 5 minuta lojë dhe Kalinic shënon sërish pas një krosimi të Marcos Alonsos por nuk mbaron me kaq për Interin pasi në minutën e 31’ Miranda ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Kalinic.

Ac Fiorentina forward Nikola Kalinic celebrates with hi teammates after scoring his second goal (3-0) during the Italian Serie A soccer match between Inter Fc and Ac Fiorentina at Giuseppe Meazza stadium in Milan, 27 september  2015. ANSA / MATTEO BAZZI

Në pjesën e dytë Interi shënon në minutën e 60’ me anë të Mauro Icardit por është sërish Kalinic ai që shënon duke mbyllur llogaritë në 1-4 në minutën e 76’. Ndeshje perfekte e sulmuesit kroat I cili shënon tripletën e tij të parë italiane dhe katapulton Fiorentinën në vendin e parë me 15 pikë.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=HGDIi3WcK3A

S'KA KOMENTE

Comments are closed.