Firmos edhe Manuka. Tërbuni fiton me goleadë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ka rezultuar një fitore e lehtë dhe me shumë gola ajo e Tërbunit në miqësoren e zhvilluar ndaj Valbonës, ndeshje në të cilën janë shënuar plot 11 gola gjithsej. Tetë prej tyre i përkasin ekipit pukjan.

Trajneri Samuel Nikaj aktivizoi portierin Haxho, Brahja, Rajoviç, Mone, Danaj, Peqini, Rrocaj, Gërxho, Malindi, T. Marku, Tushe ndërsa u aktivizuan edhe Karapici, Muçaj, L. Marku, Sulollari, Karakaçi. Golat u shënuan nga T. Marku (x3), Mata (x2), Malindi (x2) dhe L. Marku.

Ndërkaq mësohet se debutuesit e Superiores do të kenë në radhët e tyre edhe futbollistin me përvojë Gentian Manuka i cili në karrierën e tij ka luajtur me Kamzën, Kastriotin, Kukësin dhe Besën por edhe me Kavallën në Greqi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.