Firmos Metaj, shpëton Flamurtari

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari ka humbur kohë më parë gjyqin me Shkodran Metajn, mesfushorin kosovar që luajti për pak kohë me vlonjatët.

Pas largimit ai e dërgoi klubin kuqezi në gjyq në FIFA, të cilin e fitoi dhe më pas çështja shkoi në KAS.

“Dua që të marr nga Flamurtari pagat që më takojnë. Çështjen e kam kaluar në CAS. Dua që të më japin paratë që janë të miat, por edhe shpenzimet për dëmin që më kanë kushtuar. Unë nuk mund të harroj ato që më ka bërë Flamurtari, për kohën që ka kaluar, por edhe për detyrimet që kam për këtë proces gjyqësor. Flamurtari më ka penguar edhe për karrierën time, pasi jam nën kontratë deri në 2016 dhe nuk mund të luaj në ekipe të tjera. Unë nuk kam prishur kontratë, por këtë gjë e ka bërë Flamurtari. Vendos KAS tani se kush ka të drejtë, unë apo Flamurtari”, ishte shprehur mesfushori në tetor të vitit të shkuar, por kjo çështje tanimë ka marrë zgjidhe, pasi vetë lojtari në “Panorama Sport” është shprehur se ka nënshkruar një marrëveshje me klubin e Flamurtarit dhe gjithçka ka marrë drejtim tjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.