Firmos Morina, ja kur do i bashkohet Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

MorinaMPas disa ditëve “tërhiq e mos e këput”, Mario Morina përfundimisht mund të quhet një futbollist i Flamurtarit. Burime afër klubit vlonjat bëjnë me dije se ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Tiranës ka firmosur kontratën me skuadrën kuqezi.

Madje mësohet edhe se do të dalë në stërvitje ditën e dielë me ekipin e drejtuar nga Stanislav Levi, për të filluar menjëheë përgatitjet për ndeshjen që Flamurtari do të luajë javën e parë të kampionatit në Vlorë përballë Teutës. Morina do të jetë një vlerë e shtuar në sulmin e Flamurtarit.

Ndërkohë që firma e tij vjen në ditën kur u zyrtarizua largimi një prej lojtarëve “veteranë”, si Nijaz Lena, i cili ka vendosur t’i japë fund aventurës, pasi sipas tij kishte ardhur momenti i duhur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.