Firo te Besëlidhja

0
SHPËRNDAJE

goxha-xhemalaj
Goxha dhe Xhemalaj

Kur kishin nisur të harroheshin problemet e shkaktuara nga disa rezultate të dobëta, pasuar edhe nga dorëheqja e trajnerit Nicaj, te Besëlidhja rikthehen hijet e zymta të problemeve teksa dy lojtarë janë ‘zhdukur” nga ekipi që tashmë drejtohet nga Bruka.

Bëhet fjalë për dyshen Goxha dhe Xhemalaj që nuk janë dukur në asnjë stërvitje prej disa ditësh sipas Sport Ekspres dhe me shumë gjasa janë larguar përfundimisht nga kampi lezhjan. Shkaqet dhe hollësitë nuk dihen ende por mbetet një gjendje problematike dhe e padëshiruar për një ekip pretendent në kampionat por edhe në kupë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.