Fitojnë të mëdhatë në Gjermani

0
SHPËRNDAJE

auba

Përfundojnë ndeshjet e javës së 19 në Bundesligën gjermane dhe të mëdhenjtë arrijnë të fitojnë në pritje të ndeshjes së bavarezëve nesër.

Vazhdon të fitojë Dortmundi duke treguar se është skuadra e vetme që mund ti ofrojë rivalitet Bayernit. Të dy golat e verdhezinjve kanë për autor Aubamejang që vazhdon ndërkohë të udhëheqë listën e golshënuesve në Bundesliga.

Fitore të thjeshtë arrin edhe Leverkusën në shtëpi ndaj Hannover që vazhdon të mbetet në fundin e klasifikimit. Ndërsa për aspirinat njëherë Kisling dhe dy herë Cikarito japin fitoren me tre gola.

Arrin një fitore në transfertë Shalke duke qëndruar në vorbullën Evropë. Golat e Sane dhe Mejer i japin këtë fitore Shalkes ndaj Darmstadt.

Në barazim pa gola mbyllet sfida mes Augsburg dhe Frankfurt duke mos ndryshuar shumë për këto skuadra, ndërsa spektakolar ka qënë barazimin në Bremen mes vendasve dhe Herthas së Berlinit që vazhdon të mbetet e treta në klasifikim.

Rezultatet sot:

Augsburg – Ein. Frankfurt 0-0

Darmstadt – Schalke 0-2

Dortmund – Inglostadt 2-0

Leverkusen – Hannover 3-0

Werder – Hertha Berlin 3-3

aspi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.