Fiton Besëlidhja, Gruda var këpucët në gozhdë

0
SHPËRNDAJE

11988454_900054026696507_6476187712112668100_n
Mirsad Gruda, Besëlidhja

Ka qene një ditë e vështirë për Mirsad Grudën, lojtarin lezhjan që ende pa mbushur 30 vjeç ka vendosur të lërë përfundimisht futbollin. Gruda ka veshur fanellën e ekipit lezhjan për 10 vjet me radhë duke qenë edhe kapiten i ekipit, por dëmtimet e shumta e detyruan të marrë këtë vendim.

E ka bërë në nisjen e kampionatit të ri 2015-16 të Kategorisë së Parë teksa ekipi i Besëlidhjes e ka përshendetur largimin e tij me një trepikësh ndaj Korabit të Peshkopisë. Ka qenë një fitore jo e bukur por tepër e vlefshme ku goli i Arenc Dibrës me kokë në pjesën e parë mjaftoi për të siguruar rezultatin 1-0 që e rendit Besëlidhjen në krye me tre pikë, bashkë me Kamzën, Kastriotin e Besën.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.