Fiton Dinamo, Skënderbeut si mbajnë gjunjët deri në fund (Video)

0
SHPËRNDAJE

Nga i dërguari ynë në “Elbasan Arena”

Elton Karaj

 

Formacionet

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Esquerdinha, Lilaj, Shkëmbi, Nimaga, Latifi, Berisha, Salihi. Trajner: Mirel Josa

Të gatshëm për Skënderbeun: Llapanji, Lulaj, Dema, Progni, Hristov, Ademir.

Dinamo Zagreb: Eduardo, Soudani, Pinto, Machado, Santos, Hodžić, Pivarić, Pjaca, Sigall, Rog, Taravel. Trajner: Zoran Mamić

Të gatshëm për Dinamo Zagreb: Ježina, Šimunović, Antolić, Henriquez, Ćorić, Màtel.

Shënues: Shkëmbi 37′, Soudani 66′ , Pivaric 90+3′

skenderbeu vs dinamo zagreb

Pjesa e parë

Pjesa e parë e takimit ka nisur menjëherë me ritëm dhe presing nga të dyja skuadrat. Skënderbeu e nis takimin në sulm por nuk arrin të bëhet i rrezikshëm. Rasti i parë i rrezikshëm i takon kroatëve në minutën e 7-të me sulmuesin algjerian Soudani i cili godet nga brenda zonës por goditja e tij e fuqishme pritet nga Shehi. Kroatët janë më konkretë dhe në minutën e 11-të Dinamo rrezikon sërish me Armin Hodzic i cili godet shumë lart. Rasti i parë për Skënderbeun vjen në minutën e 13-të me Berishën i cili godet nga jashtë zone por pa arritur të inkuadrojë portën. Kroatët janë të inspiruar dhe në minutën e 15-të rrezikojnë sërish me anë të Marko Rog. Në minutën e 20-të Radas humbet një top në mbrojtje dhe Rog ka një mundësi shumë të mirë por kapiteni Shkëmbi largon rrezikun. Pas disa minutash përgjumje Skënderbeu niset në kundërsulm me Latifin i cili shmang mjaft bukur dy kundërshtarë dhe pas disa pasimesh topi arrin te Shkëmbi i cili godet nga jashtë zone por pa arritur të rrezikojë portën e Eduardos. Në minutën e 25-të, Taravel i Dinamos ndërhyn ashpër ndaj Kristi Vangjelit por arbitri në mënyrë absurd nuk akordon faull. Dinamo është më i qartë në aksionet që krijon dhe një krosim në zonë gjen të papërgatitur mbrojtjen korçare dhe është vetëm një gabim nga dy hapa i Hodzic ai që nuk ndryshon rezultatin. Soudani shfaqet sërish i rrezikshëm në minutën e 29-të duke goditur me kokë, Orges Shehi devijon në goditje nga këndi. Skënderbeu niset me shpejtësi në kundërsulm dhe me disa kombinime të bukura arrin afër zonës kundërshtare, mbrojtësat kroatë rrëzojnë Radas dhe goditje dënimi nga kahu i djathtë i sulmit për Skënderbeun. Blendi Shkëmbi merr përsipër ta godasë dhe shënon një gol fantastic duke lënë në vend portjerin Eduardo. Pësimi i golit bën që kroatët të hidhen menjëherë në sulm dhe fati është me Skënderbeun në minutën e 41-të kur Hodzic gabon nga fare pranë portës. Në minutën e 43-të sërish kroatët me Marko Pjaca por këtë herë është Orges Shehi ai që bën mrekullinë vetëm për vetëm me sulmuesin kroat. Skënderbeu e mbyll në avantazh pjesën e parë por duhet theksuar se kanë qenë edhe me fat pasi kroatët kanë pasur disa raste të pastra për shënim.

zagreb

Pjesa e dytë

Fillimi i pjesës së dytë është i njëjtë me fundin e pjesës së parë me Dinamon e Zagrebit që kërkon golin e barazimit i cili mund të vinte në minutën e 47-të pas një goditjeje dënimi por për fat të mirë topi devijohet dhe përfundon në goditje nga këndi. Në minutën e 53-të Hamdi Salihi ka një shans të artë për të dyfishuar rezultatin por godet shumë keq edhe pse ishte i pashqetësuar. Dinamo Zagreb sulmon dhe në çdo aksion të kroatëve duket sikur do të vijë goli i barazimit pasi sulmi i tyre krijon shumë raste. Në minutën e 66-të Soudani arrin të barazojë rezultatin me Soudanin i cili finalizon një aksion shumë të bukur të kroatëve dhe shënon me portën bosh. Skënderbeu mundohet të krijojë sërish volum loje por nuk arrijnë të jenë vendimtarë në metrat e fundit të fushës kundërshtare. Ndërkohë Dinamo Zagreb fiton besim te forcat e veta dhe kërkon golin e avantazhit. Në minutën e 75-të Marko Pjaca godet nga jashtë zone por Orges Shehi i mohon golin me një mrekulli.

korca

Me kalimin e minutave Skënderbeu shuhet dhe humbet ritmin e lojës ndërkohë Dinamo rritet akoma më shumë dhe rrezikon seriozisht portën e korçarëve. Rasti më i pastër është ai i minutës së 83-të kur Antolic godet shtyllën. Pikërisht atëherë kur gjithçka po mbyllej Dinamo Zagreb shënon një gol mjaft të bukur me anë të Josip Pivaric i cili e dërgon topin në trekëndëshin e portës së Shehit. Takimi përfundon me rezultatin 1-2 në favor të kroatëve dhe duhet thënë se për atë që skuadrat shfaqën në fushë ishte rezultati më i drejtë pasi kroatët në pjesën më të madhe të takimit dominuan dhe ishin superiorë ndaj korçarëve.

Kronologjia e ndeshjes

7′ Shehi shpëton nje gol të sigurt pas goditjes së Soudani

11′ Soudani fut një top para portës, Taravel godet keq me portën bosh

16′ Aksion i gjatë i kroatëve, Pivarić godet keq

22′ Shkëmbi godet nga distanca, jasht

30′ Soudani godet me kokë, por topi përplaset në traverse

37′ Blendi Shkëmbi ekzekuton mjeshtërit një goditje dënimi dhe shënon. 1-0

44′ Shehi shpëton sërisht një gol të sigurt, teksa pret një top vetëm për vetëm me sulmuesin

47′ Skënderbeu pranë golit, tregohet e vëmëndëshme mbrojtja kroate

53′ Salihi humbet një shans të artë i vetëm përballë portierit

67′ Super aksion i Dinamo Zagreb dhe Soudani realizon me portën e boshatisur. 1-1

75′ Shehi bëhet sërisht protagonist, pret një super goditje nga Pivarić

78′ Nimaga godet nga jasht zone, por vetëm jashtë

83′ Sërisht super aksion Dinamo Zagreb, Čorić fut një pasim në zonë, topi devijohet dhe vetëm shtyllë

86′ Pjaca godet brënda zonë, topi përfundon jasht për pak

91′ Pjaca godet nga jasht zonës pret Shehi

93′ GOL Pivarić shënon një super gol me një goditje diagonale. 1-2

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e shënuar gjatë ndeshjes:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.