Fiton Hajvalia, feston trajneri Munishi

0
SHPËRNDAJE

Pas ndeshjes, Munishi ka thënë se fitorja kundër “Niklit” i dedikohet Arbër Prekazit. Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi ishte ndër më të lumturit pas fitores kundër Feronilelit me rezultat 3:2.

“Lojtarët e dhanë 120 për qindshin sot. Këtë fitore ia dedikojmë Arbër Prekazit i cili është martuar mbrëmë dhe sot e ka ditëlindjen. Është një lojtarë shembull në Kosovë dhe e meriton të luaj edhe për Kombëtaren e Kosovës. Ne i urojmë atij një jetë të lumtur dhe me shumë fëmijë. Sa i përket ndeshjes, ka qenë një takim shumë i fortë. Ne e kemi studiuar mirë kundërshtarin dhe jemi munduar që të shfrytëzojmë shtatëlartësinë të cilën ia kemi arritur”, u shpreh Munishi për Supersport Kosovën.

Ai nënvizoi se do të ndahej i kënaqur edhe me një pikë kundër Feronikelit, pasi sipas tij, bëhet fjalë për një skuadër të fortë, me një trajner shumë të mirë dhe me një organizmi shumë të mirë.

Në fund, Munishi u shpreh se në vazhdim të kampionatit do të kenë ndeshje të vështira, por ai theksoi se Hajvalia mund ta mposht çdo skuadër në Kosovë.

Futbollistit që i’u dedikua fitorja, Arbër Prekazi u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes, duke ia prishur kështu festën gjyqtari kryesor i ndeshjes, Gramoz Shala.

Burimi

http://gazetaolle.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.