Fiton Lokomotiva, Grezda i lë vendin Çekiçit

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Lokomotiva e Zagrebit është rikthyer sërish tek fitorja pas asaj humbje befasuese që mori në shtëpi javën e kaluar. Ekipi ku luajnë plot 3 lojtarë shqiptarë ka fituar derbin ndaj NK Zagred me rezultatin 1-3 duke marrë kështu vendin e 4-ët në renditjen e kampionatit kroat. Në këtë sfidë si titullar ka qenë i pranishëm vetëm Eros Grezda, por këtë rradhë mesfushori shqiptar nuk ka arritur të gjejë dot rrugën e rrjetës ashtu si ka bërë në javët e fundit.

Grezda gjatë një dyluftimi
Grezda gjatë një dyluftimi

Në minutën e 71′ ai është zëvëndësuar nga një tjetër lojtar shqiptar, pasi trajneri i Lokomotivës ka vendosur të hedhë në fushë edhe Endri Çekiçin. Lojtari pogradecar i dha një ritëm tjetër sulmit të ekipit të tij duke qenë një faktor në këtë fitore. Ndërkohë që mbrojtësi Herdi Prenga nuk ishte i pranishëm në këtë sfidë duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.