Fiton Luzerni i Hykës dhe Bashës, “skuqet” Taulant Xhaka

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Luzern i Jahmir Hykës dhe Migjen Bashës ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme përballë ekipit të Vaduz në transfertë me rezultatin 1-2. Një ndeshje mjaft e luftuar kjo, teksa Luzern arriti të përmbysë shifrat pas disavantazhit të një goli në pjesën e parë, teksa shënuan dy herë në fraksionin e dytë të lojës. Hyka e nisi si titullar këtë sfidë por u zëvëndësua në minutën e 46′ nga Samed Yesil, ndërkohë Migjen Basha nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.
image
Baseli i shqiptarëve Gashi, Xhaka dhe Aliji u mposht në një ndeshje spektakolare kundër ekipit të Young Boys me rezultatin 4-3. Të tre “moskutierët” e Kombëtares shqiptare ishin titullarë në këtë sfidë, por nuk arritën të shmangnin humbjen për skuadrën e tyre. Paraqitja e tyre ishte relativisht e mirë, por jo aq sa për të bërë diferencën në një ndeshje si kjo. Gashi u zëvëndësua në minutën e e 63′, duke mos patur mundësinë të shënojë në këtë sfidë. Aliji u ndëshkua me karton të verdhë në minutëne 17′, ndërkohë që Xhaka u ndëshkua me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes nga ana e arbitrit për protesta. Basel merr kështu humbjen e parë pas 8 javësh rresht me fitore në kampionatin Zvicerian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.