Fiton Partizani, Kukësi i “vogël” me të “mëdhatë”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja

PARTIZANI – KUKËSI 2-0

Golat: Plaku 34′, Sukaj 58′(11-m)

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Bici, Kalari, Batha, Fejzullahu, Trashi, Mazrekaj, Plaku, Sukaj. Trajner: S. Starova.

KUKËSI: Koçi, Hallaçi, Ndoni, Shameti, Mici, Musolli, Xheferson, Moriera, Karioka, Flores, Rama. Trajner: H. Lika.

Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, E. Grabova. (Fier)

12011194_434357020092033_8574723323255384464_n

Partizani ka arritur një fitore të bukur dhe të rëndësishme në javën e 4-t të sezonit 2015-2016 të Kategorisë Superiore. Ndeshja është mbyllur 2-0 dhe Sebino Plaku ka shënuar golin e avantazhit në pjesën e parë. Ndërkohë që në pjesën e dytë 11-metërshi i fituar nga Fejzullahu dhe kthyer në gol nga Sukaj ka mbyllur sfidën praktikisht shumë shpejtë. Kukësi është munduar shumë deri në fundin e sfidës, por kukësianët duken një skuadër e “vogël” me të “mëdhatë” dhe e “madhe” me të “vogëlat”. Tashmë Partizani konfirmon pretendimet duke qenë i vetëm në krye të klasifikimit. Por duke pritur kryesfidën e së hënës Skënderbeu-Tirana.

12027663_434358396758562_2168026377641400356_n

Pjesa e parë

Ka qenë një pjesë e parë e ekuilibruar, me një luftë më të madhe në mesfushë. Kukësi me lojën e tij me pasime të shumta që kërkon të gjejë të lirë sulmuesit e veriorëve. Ndërkohë që Partizani në sulme totale, por që mungon rrezikshmëria përpara portës mike. Në fillim është Kukësi që me anë të RAmës është pran golit, por goditja e tij përfundon pak mbi traversë. Ndërkohë që Partizanit nga e majta merr iniciativën me Mazrekajn që shërben bukur me të majtën për Plakun, ky i fundit shënon duke u future me forcë në zonë dhe me takat e këmbës së djathtë, pranë portës, e shtyn bukur topin në rrjetë duke kaluar në avantazh të kuqtë. Ndeshja vazhdon me inciativa të të dyja ekipve, por pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 1-0.

12032254_434360026758399_5038999265677725407_n

Pjesa e dytë

Në këtë fraksion Partizani e nis më mirë, pasi goli i pësuar e ka stepur disi Kukësin. Mazrekaj menjëherë është i rrezikshëm tek sa godet bukur me të djathtën në hyrje të zonës, por “sfera” përfundon pak mbi traversë. Ndërkohë që Fejzullahu pas një depërtimi në zonë është mbajtur haptaz nga Ndoni, për arbitrin nuk ka dyshime, 11-metërsh dhei përhershmi Sukaj dyfishon shifrat në 2-0. Ndërkohë që Kukësi edhe pse disi i dorëzuar ka tentuar me Ramën, por pret Hoxha pa mundim. Kalari lë lojën i dëmtuar dhe në vendin e tij hidhet Tafili. Kë zëvëndësim detyron Trashin të kaloj në krahun e majtë të mbrojtjes. Hallaci këmbëngul me grintën e kapitenit, kroson në formë gjuajtje nga e djathta dhe Alban Hoxha me vështirësi grushton në goditje këndi. Ndeshja vazhdon të jetë më tepër e ngjeshur në mesfush, me raste sporadike nga goditjet standarde. Kukësi kryen zëvëndësim, Rama del dhe në vendin e tij Ansi Nika. Ndërkohë që Starova përgjigjet duke larguar Mazrekajn për Dajën duke forcuar mesfushën për të mbrojtur rezultatin. Në minutat e fundit, si logjik e rezultatit, Partizani mbyllet në mbrojtje i tëri. Trosi e vëren dicka të tillë duke luajtur kartën e fundit “Lima” për të forcuar sulmin, Zhan Karioka lë fushën e blertë. Mundohen shumë kukësianët të paktën të ngushtën shifrat, por sërish rezultati nuk ndryshon dhe shifrat mbyllen 2-0 në favor të Partizanit.

12004771_434358766758525_8949351071982826678_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.