Fitore e çmendur e Prishtinës, Llapi gabon në shtëpi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Janë luajtur sot 3 ndeshjet e para të javës së 21-të të Superligës së Kosovës.

Prishtina ka arritur të dalë me 3 pikë nga transferta e radhës ku fitoi ndaj skuadrës së Trepçës me rezultatin 1-2. Kryeqytetasit realizuan një përmbysje të çmendur të rezultatit në minutat shtesë të takimit.

Golin e vendasve të realizuar nga Enis Zabërgja e zhvlerësuan golat e mbrojtësit Liridon Leci me penallti dhe sulmuesit Mankenda.

Llapi gaboi në shtëpi duke barazuar me rezultatin 0-0 përballë Ferizajit ndërsa Gjilani fitoi në transfertë ndaj Hajvalisë me shifrat 1-2. Berat Ahmeti kaloi Gjilanin në avantazh, ndërsa Kelmendi barazoi shifrat.

Fitoren e Gjilanit e siguroi Hyseni me golin e realizuar. /minuta90.com/

Hajvalia-Gjilani 1-2

Llapi-Ferizaj 0-0

Trepça Mitrovicë-Prishtina 1-2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.