Fitore e lehtë ndaj Korabit, Partizani shënon 3 gola dhe kap vendin e dytë

0
SHPËRNDAJE

Partizani mposhti lehtësisht me rezultatin 3-0 Korabin në ndeshjen përmbyllëse të javës së 35-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë nuk hasën aspak vështirësi në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërkohë që numri i tifozëve të pranishëm ishte shumë i ulët për vetë faktin se çështja e titullit kampion tashmë është mbyllur.

Mesfushori Marko Cetkoviç shënoi golin e parë në minutën e 20-ë, ndërkohë që sulmuesi Caleb Ekuban dyfishoi shifrat në minutën e 25-të. Në të 62-tën mbrojtësi Gëzim Krasniqi vulosi këtë fitore që e ngjit Partizanin në vendin e dytë të renditjes me 71 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të tretë. Korabi mbetet në fund të tabelës me 13 pikë. /minuta90.com/

Partizani-Korabi 3-0

Golat: Cetkoviç 20’, Ekuban 25’, Krasniqi 62’

Partizani (4-3-3): Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Atanda (Marku 69’), Kalari (Hakaj 70’), Vila, Batha (Ramadani 46’), Cetkoviç, Torassa, Trashi, Ekuban (në dispozicion: Dajsinani, Ibrahimi, Ramadani, Bardhi, Sukaj) Tr: Sulejman Starova

Korabi (4-4-2): En. Prençi, Shabani, El. Prençi, Kaja (Bitri 73’), A. Peposhi, Kraja (Kalemi 69’), Zefi, Arifaj, E. Kaloshi, Hoxhaj, D. Peposhi (Murrja 46’) (në dispozicion: Fishta, G. Kaloshi, Çangu, Marinaj) Tr: Ermal Nexhipi

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Gerant Qiriçi, Denis Agalliu, Endrit Zhuli

Kartonë të verdhë: Arifaj 62’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.