Fitore e thellë e Shkëndijës, i afrohet kreut (video)

0
SHPËRNDAJE

Shkëndija fiton bindshëm 0:4 në transfertën me Makedonija Gjorçe Petrovin, duke dominuar lojën prej minutës së parë deri në të fundit. Ibraimi hapi serinë e golave, Hasani realizoi dy herë, ndërsa një gol shënoi Pollozhani.

Vazhdon seria pozitive e Shkëndijës, që merr fitoren e tretë me rradhë dhe të dytën me rezultat bindës. Skuadra e trajnerit Beqiri që në fillim të ndeshjes menaxhoi mirë ndeshjen dhe kërkonte me ngulm epërsi të shpejtë.

Pas disa kansojeve që nuk sollën ndryshim, epërsia erdhi në minutën e 15-të kur Besart Ibraimi tregohet insistues në krahun e djathtë, krijon hapsirë dhe thuajse nga këndi i vdekur realizon për 0:1. Vendasit nuk mundën të përgjigjen, ndërsa Shkëndija sjell goditjen e rradhës në minutën e 23-të kur Zhunior depërton në të djathtë dhe asiston para zonës ku kapiteni Ferhan Hasani me qetësi realizon për 0:2.

Deri në fund të pjesës së parë vendasit provuan disa herë me goditje nga distanca, mirëpo në portë i sigurtë shfaqej Marko Jovanovski. Pjesa e dytë vazhdoi me tempo të njëjtë nga ana e Shkëndijës dhe si pasojë erdhën edhe dy gola tjerë. Në minutën e 60-të Hasani harkoi nga këndi, ndërsa Pollozhani shënoi për 0:3, ndërsa në minutën e 76-të Imeri jep një top të gjatë për Hasanin, ndërsa kapiteni edhe një herë me qetësi shënon për 0:4./shkendija.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.