Fitore në ekstrem e Flamurtarit, Tirana zhytet në fund

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari ka marrë një fitore në ekstremin e ndeshjes kundër Tiranës për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit, duke zhytur keq aty bardheblutë. Pa frikë, mund ta quajmë një super fitore e Flamurtarit, një sukses i madh 2-0 ndaj Tiranës, që afron ndjeshëm mbijetesën dhe zhyt edhe më keq bardheblutë.

Një ndeshje tensioni, me Laçin që ishte afruar ndjeshëm pas fitores së pak orëve më parë, prandaj në Vlorë ashtu si pritej, doli në dritë një ndeshje plot tension dhe ankth.

Ekuilibër i madh, pak raste, mes dy skuadrave që u ndalohej humbja. Flamurtari pati rast të artë që në fillim, ndërsa Tirana u mendua më shumë të mbrohej dhe pak nga pak fitoi besim te vetja, duke e ekuilibruar lojën. Në pjesën e dytë Flamurtari e shtoi presionin, Tirana luajti ballëhapur dhe krijoi lojë e një rast flagrant pak minuta para mbylljes, por mesfushori Moise Nkounkou i vetëm me portierin Argjent Halili nuk shënoi.

Kur nuk shënon, do e pësosh dhe një faull jashtë zone për Flamurtarin bëri që mesfushori Donjet Shkodra të bënte “adetin”: super gjuajtje nga distanca, gol në trekëndësh.

Kaq u desh që Tirana të dërrmohej dhe në kundërsulm sulmuesi Danilo Alves fluturoi drejt zonës dhe pasoi për sulmuesin Tomislav Busiç pasi doli vetëm me portierin Ilion Lika. Gol i kroatit, festë e madhe në Vlorë, zi te Tirana. /minuta90.com/

Flamurtari-Tirana 2-0

Golat: Shkodra 89’, Busiç 90’+2

Flamurtari (4-3-3): Halili, Jakovljeviç (Beqaj 60’), Leal, Veliu, Mersini, Shkodra (Kuqi 90’+1), Neziraj, Hyseni, Shehaj, Alves, Busiç Tr: Shpëtim Duro

Tirana (4-3-3): I. Lika, Doka, Cake, Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Daja (Nkounkou 43’), Acquah, Taku, Ndockyt, Edeh Tr: Mirel Josa

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti, Emirjon Sino

Kartonë të verdhë: Veliu 34’ / Cake 44’, Edeh 61’, Karabeci 88’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.