Fitorja e Flamurtarit fut Vllazninë në “vallen e frikshme”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Vllaznisë do të përballet në “Reshit Rusi” ndaj Flamurtarit. Në fakt në ndeshjen e kaluar në këtë stadium kanë qenë vendësit që kanë dominuar, madje duke fituar edhe në shifra të thella 4-0. Ndërkohë që në përballjen e fundit midis dy skuadrave në kampionat kanë qenë vlonjatët që në stadiumin e tyre kanë fituar 2-0.

Por nëse i hedhim një sy tabelës së klasifikimit Vllaznia ndodhet në vendin e 7-të me 29 pikë, ndërkohë që një pozicion më poshtë ndodhet Flamurtari me vetëm 1 pikë më pak, pra 28. Ndërsa një fitore e mundshme e vlonjatëve në Shkodër do ta zhyste edhe një herë Vllazninë në “Vallen e frikshme” të Kategorisë së parë, sepse Bylis është vetëm 4 pikë larg dhe luan në shtëpi ndaj Laçit. Duket se lojtarët e Vllaznisë kanë festuar me herët nga ç’duhet qendrimin mes më të mirëve. Kampionati aktual është shumë i ngjeshur në të gjithat zonat e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.