Fjalët e Armando Cungut pas fitores ndaj Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Armando Cungu
Armando Cungu

Armando Cungu/ Të fitosh ndaj Skënderbeut që është 5 herë kampion rresht i Shqipërisë nuk është diçka e lehtë. Janë 3 pikë shumë të rëndësishme për objektivat tona. Dua të falenderoj djemtë e mi për atë që dhanë në fushën e lojës , por pa harruar edhe tifozërinë e mrekullueshme ditën e sotme. Duhet theksuar se ne jemi vetëm në fillimet e rrugës tonë dhe kjo rrugë do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Kemi ende shumë shumë punë për të bërë, por unë kam ardhur këtu sepse besoja tek kjo skuadër. Mund të them se afrimi i një mbrojtësi si Vrapi na ka dhënë shumë ekuilibër në prapavijë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë për të mos kaluar në eufori”, ishin fjalët e trajnerit të Vllaznisë, Armando Cungu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.