Fjalët e Klodian Duros pas ndeshjes

0
SHPËRNDAJE

Duro klodKlodian Duro/ “Jam i kënaqur nga fitorja dhe nga paraqitja e lojtarëve të mi. E dominuam krejtësisht ndeshjen duke shënuar edhe gola. Padyshim që t’a nisësh me fitore është diçka tepër pozitive si për aspektin e renditjes,  por edhe për atë psikologjik. Ekipi u vendos mirë në fushë duke mos lënë shumë hapësira. Mendoj se dominimi ynë erdhi nga presingu pasi lojtarët e mi e rifitonin topin apo e humbisnin atë, gjë të cilën e kemi rregulluar shumë. Përsa i përket lojtarëve që kam në dispozicion jam mjaft i kënaqur. Kemi bërë një merkato të mirë duke afruar lojtarë cilësorë. Padyshim që një trajner është luks të ketë sa më shumë opsione për formacionin. Loja jonë bazohet tek grupi i lojtarëve dhe jo tek një individ i mundshëm dhe është kjo pikërisht forca jonë. Tashmë duhet të shohim përpara për ndeshjen e ardhshme”, ishin fjalët e Klodian Duros.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.