Fjalët e Maganit pas ndeshjes

0
SHPËRNDAJE

MaganiGugash Magani/ “Ekipi ditën e sotme nuk ka qenë në ditën më të mirë përsa i përket zbatimit të detyrave. Nuk i vlerësuam shanset që kishim edhe në disa momente të veçanta edhe pse kishim ekuilibër në fushë. U ndëshkruam nga një kundërsulm pas një topi të humbur në mesfushë ku kishim lënë shumë hapësira mbrapa. Flamurtari ka disa lojtarë të shpejtë dhe arriti t’a shfrytëzojë mirë këtë gjë. Ajo që më kënaq është fakti që skuadra lufton dhe përpiqet deri në fund, por i tillë është futbolli. Përsa i përket synimeve  ne do të vazhdojmë me objektivat që kemi duke filluar qysh nga ndeshja e radhës. Ne do të vazhdojmë të synojmë deri në fund objektivin që kemi. Kemi bërë një merkato të mirë dhe jam në pritje të konfirmimit për sulmuesin brazilian, ndërkoh që Lena ende nuk është në formën e duhur. Nga kjo ndeshje duhet të nxjerrim mësime”, ishin fjalët e Maganit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.