Flamuri i Vorio Epirit, reagon FSHF

0
SHPËRNDAJE

FSHF/ Pas lajmit se në ndeshjen miqësore, Greqi – Mali i Zi ishte shpalosur flamuri i Vorio Epirit ka ardhur edhe reagimi nga pala shqiptare. Përmes një deklarate, drejtuesit e “FSHF” kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me këtë çështje duke e quajtur një provokim dhe frymë urrejtje nacionaliste. Ata madje deklarojnë se këtë çështje do t’a dërgojnë edhe në komisionet e FIFA-s. Ja deklarata e plotë nga ana e tyre:

Flamuri i Vorio Epirit që u shpalos në ndeshjen Greqi - Mali i Zi
Flamuri i Vorio Epirit që u shpalos në ndeshjen Greqi – Mali i Zi

“FSHF shpreh indinjaten më të thellë për shfaqjen e simboleve ekstremiste nacionaliste gjatë ndeshjes Greqi – Mali i Zi, në stadiumin “Karaiskaqi” të Athinës, me datë 24 mars.Shpalosja e një flamuri gjigand në stadiumin ku u zhvillua ndeshja, që evokon një frymë të hapur urrejtje dhe nacionaliste, nuk perfaqëson thjesht një grup tifozesh ekstremiste por dhe një mungesë të patolerueshme në organizimin dhe administrimin e ndeshjes nga ana e vendit pritës. Keto episode, nuk kanë lidhje me futbollin dhe shkelin rëndë rregullat FIFA-s, të pranuara nga të gjithë. Federata Shqiptare e Futbollit, njofton opinionin dhe median, se po përgatit një ankesë e cila do t’ju drejtohet komisioneve përkatëse të FIFA-s, të cilat duhet të mbajnë qëndrim për këtë rast, që nxit nacionalizmin dhe s’ka asnjë lidhje me frymën e “Fair Play”. Kjo ankesë do tju dorëzohet menjëherë, organizmave përkatëse.”

Federata Shqiptare e Futbollit

S'KA KOMENTE

Comments are closed.