Flamurtarët vlonjatë dhe prishtinas tani “binjakë”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Klubet e Flamurtarit të Prishtinës dhe Vlorës do të bëjnë zyrtarisht binjakëzimin mes tyre javën e ardhshme. Klubi vlonjat përvec përforcimit të skuadrës me elementë cilësore, po punon në të gjitha drejtimet për modernizimin e Flamurtarit ku rëndësi do ti jepet edhe marrëdhënieve me klube të tjerë, sidomos atyre nga Kosova.

“Të hënën në Prishtinë do të vijnë drejtuesit e Flamurtarit të Vlorës dhe me këtë rast do të bëjmë binjakëzimin e klubeve. Në të ardhmen presim që të shkëmbejmë lojtarë dhe të luajmë edhe ndeshje miqësore”, ka pohuar drejtuesi i klubit prishtinas Agim Hasani.

Ndërkohë, me iniciativën e Presidentit Sinan Idrizi, Flamurtari pritet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi edhe me disa ekipe të njohura turke, ku përfshihet shkëmbimi i eksperiencave, huazimi i lojtarëve dhe organizimi i turneve të ndryshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.