Flamurtari, 2 afrime të reja nën urdhrat e Mezanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Flamurtari / Vlonjatët kanë hedhur pas krahëve humbjen shokuese kundër besëlidhjes në kupë dhe tashmë kthejnë sytë nga kampionati ku situata nuk ësht aspka komode, kjo edhe përshkak të dënimeve  nga FSHF me penalizim pikësh.

Afrimet: Pas regjistrimit të tyre në FSHF, Flamurtari zyrtarizon dy afrimet e reja në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Maurisio Leal (Maurísio Aparesido Masiel Leal), si edhe mesfushori Lineeker Nakamuta Paes de Albukerk, që luan si mesfushori ofansiv por mund të përdoret si sulmues krahu.

Sezonin e kaluar, 24 vjeçari Lineeker ka qenë pjesë e Maritimos në Portugali, por pa mundur dot që të gjejë hapësirat e nevojshme derisa vendosi të largohej.

Ndërkohë mbrojtësi Leal ka luajtur me ekipe si Portugueza, Boa, Bragantino, Oeste, Grêmio Barueri, Nacional AM e Uniklinik janë klubet ku ka qarkulluar në Brazil, ndërsa në maj të vitit të shkuar u transferua në Indonezi, duke firmosur për Sriuixhajan.

Tashmë të dy lojtarët nisin zyrtarisht aventurën e tyre me klubin e Flamurtarit, ku kanë firmosur kontratat e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.