Flamurtari, 3 emrat e radhës në listën e trajnerit Shpëtim Duro

0
SHPËRNDAJE
loading...

Trajnerit të Flamurtarit Shpëtim Duro i janë besuar “çelsat” e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm teksa ka nisur të piketojë 3 emrat e tjerë, pas firmosjes me mbrojtësin lezhjan Ditmar Bicaj. 3 emrat e tjerë në listë janë jo pak të njohur në Vlorë pasi të 3 janë emra të njohur në Kategorinë Superiore.

Dy prej tyre kanë qenë pjesë e Partizanit kur drejtoheshin nga trajneri Shpëtim Duro. Pas lajmit të para pak ditëve më parë të shtypit të përditshëm, minuta90.com u interesua për këtë çështje dhe nga disa burime të sigurta të minuta90.com mësuam se bëhet fjalë për mesfushorin Asion Daja dhe mesfushorin tjetër Mentor Mazrekaj që po kërkohen me ngulm nga trajneri Duro.

Po ashtu trajneri Shpëtim Duro kërkon edhe mesfushorin Afrim Taku. Të tre emrat e lartpërmendur janë lakuar para pak ditësh në shtypin e shkruar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU