Flamurtari aktiv në merkato, prezanton Goran Siljanovskin

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Flamurtari duket aktiv në merkato. Ka largime, siç ishte ai i kapitenit Telushi, por sot është zyrtarizuar edhe afrimi i parë. Në krye të këtij procesi është vetë trajneri Shpëtim Duro, që ka marrë miratimin e administratorit Sinan Idrizi për të formatuar një Flamurtar pretendent për trofe. Mesditën e sotme është prezantuar Goran Siljanovski, i cili bëhet zyrtarisht futbollist i Flamurtarit.

Ai ka lindur më 1 qershor 1990 në Tetovë, pra është 26 vjeç. Kombësia e tij është maqedonase, ndërsa roli në fushë si mbrojtjës i djathtë. Goran Siljanovski ka luajtur 18 ndeshje me Maqedonia U-21 dhe 4 ndeshje me kombëtaren e madhe të këtij vendi fqinj. Sa i përket karrierës në klube, ajo është si më poshtë:
2009 – 2012: Vardar (Maqedoni)
2012 – 2014: Ronova (Maqedoni)
2014 -2017: Rabotnicki (Maqedoni)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU