Flamurtari, Balsa Radoviç dhe Donjet Shkodra rikthehen kundër Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro ka marrë lajme të mira para ndeshjes kundër Tiranës, pasi Balsa Radoviç dhe Donjet Shkodra pritet të jenë në dispozicion të ekipit, duke u riaftësuar nga dëmtimet. Sipas disa burimeve të sigurta të minuta90.com, me shumë gjasa, Shkodra do të jetë i gatshëm për këtë, teksa mesfushori pas një periudhe të gjatë pushimi, tashmë e ka kaluar dëmtimin dhe po stërvitet intensivisht me grupin nën drejtimin e trajnerit të vlonjatëve, Duro, për të qenë gati sa më shpejt.

Ndërkaq, mendohet që të jetë i gatshëm edhe sulmuesi Tomislav Busiç, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi të papritur në ndeshjen me Teutën. Këto ditë pritet që të shikohet edhe gjendja e sulmuesit Ardit Shehaj, ndërsa gjasat janë që edhe ai të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Tashmë, rikthimet bëjnë që trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro të ketë një ekip më të plotë për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.