Flamurtari, “bankomati” sërish nuk punon

0
SHPËRNDAJE

11902360_925913904146539_6727885266729278012_n
Është mbajtur edhe mbledhja e lajmëruar midis administratorit Sinan Idrizi, stafit kuqezi dhe lojtarëve në kampin vlonjat. Tema kryesore sigurisht ka qenë ajo e pagesave. Administratori i Flamurtarit ka premtuar pagesat ditën e hënë, edhe pse lojtarët dhe stafi po “fërkonin” duart t’i përfitonin këtë javë, duke parë edhe fitoren ndaj Vllaznisë. Gjithsesi, dicka e tillë nuk ndodhi. Kujtojmë se pak kohë më parë në media u përfol marrja e 5 pagave mënjeherë të Flamurtarit, por me sa duket diçka e tillë nuk qenka e vërtetë. “Bankomati” tek vlonjatët ende nuk punon. Dihet që në botën e sotme të futbollit ana financiare është tepër e rëndësisshme. Shpresojmë që gjërat të zgjidhen për tu qetësuar më pas edhe situata. Trajneri Stanislav Levi ka patur edhe një përplasje përpara ndeshjes së javës së dytë ndaj Partizanit. Ai i bëri të ditur administratorit Idrizi se kërkon pagat ndryshe largohet. Por tashmë një situatë e tillë ka kaluar dhe Levit dhe lojtarëve të tij i duhet të pres ditën e hënë, nëse “bankomati” i Flamurtarit do të punoj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.