Flamurtari barazon në miqësoren e dytë sezonale

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Flamurtari-stadium

Flamurtari ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë miqësore kundër ballshiotëve të Bylisit, sfidë e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Kjo ishte ndeshja e dytë për Flamurtarin pas takimit të parë të fituar 4-0 kundër vendasve të Orikumit.  Ishte një pjesë e parë pozitive  për vlonjatët ku përveç një goli të shënuar nga Telushi me 11-metërsh, arritën të godisnin edhe shtyllën me anë të Buval. Ndërkohë te Bylis ka arritur të shënojë një lojtar që është aktualisht në provë, Dhima.

Trajneri Stanislav Levy u duk mjaft i qetë në përfundim të miqësores dhe theksoi se këto ndeshje janë vetëm për të parë gjendjen fizike të lojtarëve. Ai foli edhe në lidhje me merkaton dhe për dy afrimet e fundit Milev dhe Ndong për të cilët tha se do vendoset në ditët në vazhdim nëqoftëse do të qëndrojnë apo jo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.