Flamurtari bën “shopping” tek Besëlidhja

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Flamurtari bën goditje në merkato. Bëhet fjalë për dy lojtarët afrikanë të Besëlidhjes,  Lancinet Sidibe dhe Sekou Camara. Klubi vlonjat ka arritur marrëveshjen me klubin lezhjan për afrimet lojtarëve nga Guinea, duke konfirmuar se merkatoja e klubit kuqezi mbetet e hapur për të rindërtuar skuadrën që sezonin e fundit arriti të mbijetonte me vështirësi në Kategorinë Superiore.

Formula e transferimit për dy lojtarët është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. 20-vjeçari Sidibe zhvilloi një sezon pozitiv me ekipin e Besëlidhjes. Mesfushori ra në sy për teknikën e lartë duke bërë diferencën në repartin e tij dhe duke ndihmuar skuadrën lezhjane të rrugëtonte deri në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Gjatë sezonit të shkuar ai u aktivizua në 21 ndeshje. Edhe Sekou Camara la një shije të mirë në Lezhë ku shënoi 9 gola gjatë gjithë sezonit me fanellën e ekipit verior. Ai ishte ika e referimit në sulmin e skuadrës lezhjane që luftoi deri në javën e fundit të Kategorisë së Parë por nuk arriti të ngjitej në Kategorinë Superiore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.