Flamurtari – Bylis 0-0/ Ka paqe në Vlorë, Bylis merr atë që donte

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari – Bylis 0-0

Superiorja/ Flamurtari nuk arriti dot të mposhtë Bylisin në fushën e saj në një ndeshje direkte mes rivalësh për mbijetesë. Përballja mes këtyre skuadrave u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që ky rezultat i shkon më shumë përshtat ekipit ballshiot. Ndeshja në Vlorë filloi me entuziasmin e vendasve që ishin më kërkues, ndërkohë që Bylis mbrohej me forca të shumta duke u tërhequr mbrapa teksa përpiqej me anë të kundërsulmit. Të dy trajnerët respektivë jepnin udhëzimet për lojtarët e tyre. imagePjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura por me dominimin e vendasve. Ndërkohë në të dytën skuadrat luajtën më të kujdesshme teksa u përpoqën të gjenin të çara në mbrojtjet kundërshtare. Në minutën e 62′-të ndeshja do të merrte një kthesë, pasi kapiteni i skuadrës vlonjate do të ndëshkohej me karton të kuq duke i lënë të tijtë me 10 lojtarë. Në këtë çast skuadra e Bylis fillon të bëhet më e rrezikshme. Ndërkohë edhe miqtë do të mbeteshin me 10 lojtarë në minutën e 85′ të ndeshjes pas daljes me karton të kuq nga ana e mbrojtësit Simic. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 dhe të dyja skuadrat marrin nga një pikë që më tepër i shërben Bylisit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.