Flamurtari del “huq”, Laçi barazimi i tretë rradhazi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja

Flamurtari – Laçi 0-0

Pjesa e Parë/ Në pjesën e parë skuadrat kanë studjuar shumë njëra-tjetrën me një lojë me shumë në mesin e fushës. Ndërkohë që përpiqet Laci me anë të lojtarit Xhejms, nga më të rrezikshmit në rradhët e bardhezinjëve. Përpiqet Flamurtari të gjejëgolin e avantazhit, por është i paqartë në sulm ku Shehaj i vetëm s’mund të bëjë të pamundurën. Trajneri Stanislav Levi, i sëmurë e ndjek ndeshjen nga shtëpia duke dhënë indikacione me telefon.

Pjesa e dytë/ Në fraksionin e dytë janë vlonjatët më të rrezikshëm teksa Shehaj ka rastin e artë me protën e boshatisur, por bën të pamundurën duke gjuajtur jashtë kuadratit. Kundërpërgjigjet Laci që me anë të Mitrajt rrezikon, por pa mundur të gjejë rrjetën. Për mënyrën se si rrodhën 90-minutat e ndeshjes, barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi skuadrat krijuan raste me pikatore pa qenë të rreziskhëm dhe efikas përpara portës. Për Laçin është barazimi i tretë rradhazi, për Flamurtarin barazimi i parë dhe pika e parë në këtë edicion futbollistik.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.