Flamurtari del “huq”, surprizohet nga Teuta

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiroja/ Flamurtari i blerjeve të shumta dhe i shifrave të mëdha është mposhtur në ndeshjen e parë të kampionatit përballë Teutës. Ka mjaftuar një gol i Mihanit në pjesën e dytë, që ekipi i drejtuar nga Magani të marrë fitoren e parë në javën hapëse të kampionatit. Ekipi vlonjat nuk ka shfaqur asgjë nga ajo zhurmë e madhe mediatike që e mbuloi në fazën përgatitore, teksa e nisi me humbje sezonin e ri.

Pjesa e parë nis e kujdesshme nga të dyja skuadrat. Teuta është kërkuese në lojën e saj dhe ka mundësi shënimi me anë të Artur Maganit, ndërkohë që Flamurtari duket “anemik” në lojën e tij. Ekipi vlonjat nuk është i qartë sa duhet dhe lojtarëve kuqezinj i mungon qartësia në lojën e tyre. Pas shumë tentativave nga rë dyja skuadrat, pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në pjesën e dytë Teuta e rrit shumë lojën e saj në mesfushë me pasime të shpejta. Ndërkohë që e kundërta ndodh me Flamurtarin që luan me topa të gjatë dhe tepër konfuz. Është Mihani që shënon në stilin e tij me një gjuatje nga jashtë zone. Ndërkohë që kërkon të reagojë Flamurtari dhe në një moment ka një episod të dyshimtë për 11-metërsh, teksa Trapp pengohet në zonë. Loja vazhdon, trajneri forcon krahët me Hoxhën dhe Grecën dhe pikërisht kosovari shërben nga e majta për Grecën që me portën e boshatisur nuk arrin t’a shtyjë topin në rrjetë. Deri në fundin e sfidës shifrat nuk ndryshojnë dhe është goli i Mihanit që i jep fitoren e parë Teutës në javën e parë të kampionatit të 77-të Kombëtar

S'KA KOMENTE

Comments are closed.