Flamurtari dërgon çështjen “Gjoka” në CAS

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Pas Tiranës edhe Flamurtari përfundon në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Klubi vlonjat i është drejtuar shkallës më të lartë të drejtësisë sportive, rreth borxhit prej 45 mijë eurosh ndaj trajnerit Ernest Gjoka. Tirana ishte klubi i parë që regjistroi një precedent në Shqipëri, pasi zgjodhi të mos paguajë shifrën prej 102 milionë lekësh të cilat i detyrohej ish-mesfushorit Gjergji Muzaka, duke e dërguar çështjen në CAS.

Këtë rrugë po ndjek edhe Flamurtari për çështjen e Ernest Gjokës. Shifra prej 45 mijë eurosh, që lidhet me punën e trajnerit në sezonin 2013-’14 ka shkaktuar jo pak polemika dhe akuza, ndërmjet administratorit të klubit Sinan Idrizi, me Gjokën, ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika por edhe administratën aktuale të këtij institucioni. Administratori i Flamurtarit nuk e njeh borxhin ndaj trajnerit Gjoka dhe nuk mendon ta paguajë, duke e cilësuar si një detyrim të Bashkisë. Por, për një rast të ngjashëm, për rrogat e pashlyera ndaj Veliut, Sakajt dhe Arbrit, vlonjatëve iu hoqën 6 pikë në renditje nga Komisioni i Disiplinës.

Për të evituar heqjen e të tjera pikëve, që do të ishin fatale në garën për mbijetesë të kuqezinjve në Kategorinë Superiore, vendimi për ta dërguar çështjen “Gjoka” në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vlerësohet si një mënyrë për të fituar kohë. Të paktën deri në mbyllen e këtij kampionati.

Gjithashtu, kalimi i çështjes së CAS-in e Lozanës mund të argumentohet edhe si një strategji e klubit, që ti japë kohë Këshillit Bashkiak, për të gjetur një zgjidhje duke e njohur borxhin ndaj trajnerit si pjesë e pagesave të pashlyera nga administrata e mëparshme. Fundi i këtij sezoni cilësohet si udhëkryqi i Flamurtarit, me administratorin e klubit, Sinan Idrizi që kërkon kryerjen e privatizimit të klubit. Ngërçi lidhet me faktin se Bashkia e Vlorës pretendon që në shitjen e aksioneve të klubit të mos përfshihen asetet, pronat dhe terrenet, diçka e cilësuar e papranueshme nga kompanitë që aktualisht administrojnë aktualisht klubin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.