Flamurtari dhe Danilo Alves vazhdojnë telenovelën…

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Flamurtari dhe Danilo Alves një histori një përsëritet cdo perioudhë vere. Sulmuesi brazilian është larguar drejt vendlindjes së tij dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Vlorë nëse situata në kampin vlonjat nuk ndryshon. Administratori Sinan Idrizi pretendendon se sulmuesi ka edhe një vit kontratë me Flamurtarin, fakt të cilin nuk e mohon edhe 26-vjecari, i cili me anë të një deklarate në adresën e tij në Facebook sqaron se nuk mund të flitet për vijimin e bashkëpunimit nëse nuk klubi nuk zgjidh problematikat tij. Sigurisht që në këtë rast u referohet pagave të prapambetura të pretenduara jo vetëm nga ai por edhe nga lojtarët e tjerë të Flamurtarit.  Alves shkruan gjithashtu se është kërcënuar gjatë dy javëve të fundit dhe se ka ngarkuar përfaqësuesit e tij ligjorë për t’u marrë me këtë cështje.

Administratori Idrizi nuk ka dyshime se Alves do të klthehet në Vlorë më 6 korrik, teksa nisja e përgatitijeve për sezonin e ri është parashikuar më 3 korrik.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Alvesit, që në Kategporinë Superiore pëelqehet shumë nga Skënderbeu, që tentoi ta rrëmbente nga Flamurtari edhe një vit më parë.

Drejtuesit kuqezi kanë paraajmëruar se do të ndryshojë 80% e skuadrës, megjithatë braziliani mbetet një nga ata elementë që kurresi nuk është kritikuar për rendimentin e tij.

Alves vijon pushimet në Brazil me shpresën se do t’i zgjidhë të gjitha problematikat që ka me klubin vlonjat. Për momentin e sheh vetën larg Flamurtarit, pot nëse i referohesh asaj që ndodhi verën e kaluar, nuk përjashtohet mundësia që ai të mbetet pika e referimit në sulmin kuqezi edhe për sezonin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.