Flamurtari dhe Vlora, jo pjesë e Kupës së Pavarësisë me FSHF

0
SHPËRNDAJE

1417187782kupa-pavaresia-2014

Vitin e kaluar Flamurtari i Vlorës vendosi t’ia mbyllte FSHF-së dyert e stadiumit të tij për ndeshjet e Kupës së Pavarësisë, në 28 nëntor. Duket se në FSHF nuk e harrua këtë gjë dhe vendosën që trofeu simbolik të diskutohet larg qytetit ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, dhe që Flamurtari nuk do të jetë pjesëmarrës.

Kupa “Pavarësia” nuk do të zhvillohet në Vlorë, por në Tiranë. Ndeshjet e kësaj Kupe do të luhen në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrës do të jenë Kukësi nga Shqipëria, Prishtina nga Kosova, Shkëndija e Tetovës nga shqiptarët e Maqedonisë si dhe Otranti i Ulqinit nga shqiptarët e Malit të Zi.

Ky do të jetë edicioni i 8-të i Kupës së Pavarësisë, dhe 6 të parët u zhvilluan në Vlorë, ku Flamurtari përfaqësoi Shqipërinë në çdo rast. Vitin që kaloi veprimtaria u zhvillua në “Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa futbolli shqiptar pati si përfaqësues skuadrën modeste të Partizanit B.

Më 27 nëntor ekipet grumbullohen në Resortin “Tropikal” ku do të hidhet shorti, dhe një ditë më pas, në orën 11:00 do të luhen gjysmëfinalet, ndërsa në 12:30 do të zhvillohet finalja.

Për dy finalistët do të do të shpërndahen medalje, ndërkohë që do të ketë edhe trofe për skuadrën “Fair Play”, për lojtarin më të mirë të Kupës “Pavarësia”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.