Flamurtari do të zhvillojë fazën përgatitore në Slloveni

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari_Vlorë_Logo

Klubi vlonjat i Flamurtarit ka bërë me dije se do ta zhvillojë fazën përgatitore në Maribor të Sllovenisë. Faza përgatitore do të zgjasë 2 javë dhe vlonjatët do të nisen drejt Sllovenisë nesër në orën 15:30. Gjatë kësaj faze përgatitore vlonjatët do të zhvillojnë 4 ndeshje miqësore por ende nuk bëhen të ditura ekipet kundërshtare, emrat mund të mësohen në ditët në vazhdim.

Trajneri Stanislav Levi do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën pasi të gjithë lojtarët do të nisen drejt Sllovenisë. Në të njëjtën kohë vlonjatët nuk rrijnë duarkryq në merkato dhe në ditët në vijim priten zhvillime të tjera. Vlen për tu theksuar fakti se ndeshja miqësore e programuar më 2 gusht kundër turqve të Besiktas është anulluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.