Flamurtari drejt fundit, rrezikon sërish heqje pikësh

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duket se nuk kanë të sosura problemet për skuadrën e Flamurtarit këtë sezon. Jo vetëm rezultatet e dobta të arritura nga vlonjatët deri më tani, por kjo skuadër rrezikon sërish heqje pikësh pas atyre që i’u hoqën në ditët e fundit të vitit 2015. Tashmë në zyrat e klubit vlonjar ka mbërritur një tjetër ultimatum nga ana e FIFA-s në lidhje me borxhet. Flamurtari i detyrohet plot 17 mijë euro ish mbrojtësit të saj malazez, Rajovic.

Blazo Rajovic me fanellën e Flamurtarit
Blazo Rajovic me fanellën e Flamurtarit

Pas largimit nga kuqezinjtë, ky lojtar e dërgoi çështjen në FIFA ku edhe e ka fituar. Tashmë ai pret të likujdohet nga ish skuadra e tij, teksa për Flamurtarin është vendosur si afat fundi i javës. Në rast se ky afat nuk do të respektohet, atëhere do të hiqen edhe 3 pikë nga renditja për skuadrën vlonjate që do të ishte edhe fundi për ta, duke parë situatën e vështirë ku ndodhen. Heqja e 3 pikëve do t’a fundoste akoma më shumë Flamurtarin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.