Flamurtari / Duro merr zëvendëstrajner në Tetovë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / “Infosport.mk”, kishte publikuar që në Maj lajmin se Shpëtim Duro dëshiron të marrë në Vlorë, Jeton Beqiri, trajnerin e skuadrës U-19 të Shkëndijës së Tetovës, por në një rast emergjence kishte drejtuar edhe Shkëndijën madje kishte arritur edhe disa rezultate të mira.

Por tani është zyrtare: Beqiri do të bashkohet sërish me Shpëtim Duron, ku do të jetë në rolin e zëvëndëstrajnerit, me të cilin ka bashkëpunuar në dy periudha të tij te Shkëndija.

Në janar kjo lëvizje nuk ishte realizuar, por bisedimet kanë sërish vazhduar këtë verë dhe Beqiri ka shkuar në Vlorë, duke refuzuar disa oferta nga Maqedonia e Kosova.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.