Flamurtari/ Duro shpall formacionin anti Skëndërbe

0
SHPËRNDAJE

Për të dytin vit radhazi Flamurtari e nis kampionatin në Korçë, ndaj Skënderbeut vendas. Nesër në mbrëmje vlonjatët luajnë në fushën e ekipit më në formë, që ka arritur të kualifikohet ne grupet e Europa League.
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, e ka tashmë të qartë në kokën e e tij se cilët lojtarë do të zbresin në fushë nga minuta e parë. Për ndeshjen e nesërme mungon mbrojtësi Franc Veliu dhe trajneri kryeqytetas ka menduar që në mbrojtje të aktivizojë Bicajn, Jakovljevic, Siljanovski dhe Mersini.

Në mesfushë do të luajnë Pollozhani, Huseini, Jufo dhe Sidibe, ndërsa në sulm dyshja e njohur Nushiç-Alvesh. Në portë do të jetë Nurkovic. Jo pak, por 7 nga lojtarët e formacionit debutojnëme fanellën e Flamurtarit. Nga ekipi i sezonit të kaluar kanë mbetur vetëm dy sulmuesit Alvesh e Bushiç, si dhe mbrojtësit Jakovljevic dhe Mersini.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.