Flamurtari fiton nga stoli

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari – Teuta 1-0

Shënues: Greca 62′

Flamurtari: Halilaj, Idrizaj, Pashaj, Lacoste, Krasniqi, Telushi, Nicolini, Canigga, Lushtaku, Hoxha, Alves. Trajner: Zekeria Ramadani

Teuta: Moçka, Lukić, R.Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Hila, Lena, Çyrbja, Dita, Laçmja, Magani. Trajner: Gugash Magani

Superiorja/ Flamurtari ka bërë një nisje të shkëlqyer të fazës së tretë teksa ka mposhtur ekipin e Teutës me rezultati 1-0. Heroi i kuqezinjve ka qenë Bedi Greca me golin e shënuar prej tij në minutën 62. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur dhe e luftuar në Vlorë por që në fund ka nxjerrë fitues ekipin vendas që merr një fitore me mjaft vlera për t’u larguar disi nga fundi i renditjes. Teuta kështu ka provuar shijen e humbjes së parë ndaj vlonjatëve. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar në mesfushë dhe me një ritëm të lartë, por rastet për gol munguan nga të dyja skuadrat. Të dy trajnerët si Ramadani dhe Magani kishin përqëndruar shumë forca në mesfushë, aty ku u zhvillua edhe loja.

Flamurtari duke festuar golin
Flamurtari duke festuar golin

Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë në të dytën skuadra vlonjate është më e qartë në sulm. Goli nuk do të vononte dhe në minutën e 62′ i sapofuturi në lojë, Greca zhbllokoi shifrat duke kaluar të tijtë në avantazh. 1-0 dhe Flamurtari qetësohet duke luajtur më lirshëm. Durrsakët mundohen të kundërpërgjigjen por e kanë të vështirë të gjejne rrugën e rrjetës. Me këtë rezultat do të mbyllej edhe ndeshja, teksa Flamurtari merr një fitore për të treguar se është rikthyer sërish, ndërkohë Teuta konfirmon se do të jetë një “kockë e fortë” për të gjithë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.