Flamurtari fiton testin miqësor ndaj Bylis

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Flamurtari ka fituar edhe ndeshjen e fundit miqësore ku përballë kishte ekipin e Bylis e cila u zhvillua në Ballsh. Ndeshja ka përfunduar 1-2 në favor të skuadrës vlonjate e cila u shfaq mirë në këtë test miqësor. Gjithashtu edhe ekipi i Bylis zhvilloi një ndeshje të mirë pavarësisht rezultatit. Do të ishte sulmuesi francez Bedi Buval ai që do të kalonte ekipin e Flamurtarit në avantazh në minutën e 19′.

Çast nga ndeshja Bylis-Flamurtari
Çast nga ndeshja Bylis-Flamurtari
Menjëherë pas këtij goli ekipi i Bylis do të reagonte duke barazuar shifrat me anë të Mbellës në minutën e 30′. Ndeshja do të vazhdonte thuajse e barabartë deri në minutën e 78′ kur sulmuesi i afruar së fundmi Tskhadadze do të shënonte edhe golin e dytë për ekipin vlonjat. Gjatë kësaj përballje të sh trajnerët si Agim Canaj ashtu dhe Stanislav Levi aktivizuan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.

Formacioni që filloi ndeshjen Flamurtari:
Halili,Idrizaj,Fustar,Kuqi,Popkhadze,Trap,Telushi,Nexhipi,Maxhuni, Bregu, Buval. Trajner: Stanislav Levi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.