Flamurtari, fitore e lehtë në miqësore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Flamurtari_Vlorë_Logo

 

Flamurtari i ri i Stanislav Levit ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore për të testuar gjendjen e ekipit në këtë fazë përgatitore. Vlonjatët kanë luajtur kundër Orikumit që merr pjesë në Kategorinë e Dytë. Ka qenë një ndeshje e lehtë dhe pa pengesa për djemtë e Levit të cilët janë shfaqur në formë të mirë. Rezultati final ishte 3-0 me golat që u shpërndanë, dy në pjesën e parë dhe një në të dytën. Për Flamurtarin shënuan fillimisht Dejvi Bregu dhe prurja e re Bedi Buval, ndërkohë që vulosi sfidën Ardit Shehaj në pjesën e dytë të takimit duke shënuar golin e tretë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.